Tetova Transport: Do të publikojmë fotografi të veturave që pengojn qarkullimin e autobusëve

“Edhe pse në mënyrë të vazhdueshme u bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve të komunikacionit për një periudhë të gjatë kohore që të kenë kujdes ku parkojnë, nuk ka asnjë efekt.
Të gjitha nënstacionet bllokohen rregullisht nga drejtues të pakujdesshëm që mendojnë se mund të parkojnë në nënstacionet e autobusëve sa herë të duan. SPB-Tetovë kishte tentime për të kontrolluar, por edhe kjo nuk pati ndonjë efekt të veçantë.
Vonesa e autobusëve nuk është për shkak të pakujdesisë së shoferëve tanë, por është si pasojë e automjeteve të parkuara që vazhdimisht bllokojnë qarkullimin nëpër Tetovë.
Ndaj, nga sot, NP “Tetova Transport” – Tetovë do të publikojë fotografi të veturave me gjendjen momentale të nënstacioneve. Të gjitha automjetet do të publikohen me targa.
Ky është një paralajmërim për të gjithë qytetarët të cilët në mënyrë të papërgjegjshme parkojnë nëpër nënstacionet e autobusëve.
Bëhuni pjesëmarrës të përgjegjshëm të komunikacionit!” thuhet në komunikatën e NP “Tetova Transport” – Tetovë.