Aksident në Tetovë, vetura godet një person (Foto)

Një aksident ka ndodhur sot pasdite afër Restorant Grand në Tetovë.
NSot (06- tetor) në ora 14:05 në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën “Iliria” në Tetovë, automjeti i pasagjerëve “Fiat Punto” me targa të Tetovës, i drejtuar nga 36-vjeçari B.N. nga Reçica e Madhe, ka aksidentuar këmbësoren 68-vjeçare M.S. nga Tetova.
Në aksident M.S. ka pësuar lëndime të rënda trupore të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës.
Në vendin e aksidentit, me autorizim të prokurorit publik, një ekip nga SPB Tetovë ka kryer këqyrjen.