Lëvizja BESA pritet nga mërgimtarët, zhvillon tubim në Cyrih të Zvicrës

Stërmbushet salla, qindra shqiptar nga Zvicra presin Kasamin dhe BESËN

Pas Kopenhagës së Danimarkës, kryetari i Lëvizjes BESA njëherit kryetar i komunës së Tetovës po qëndron për vizitë pune në Cyrih të Zvicrës së bashku me nënkryetarët Fatmir Limani dhe Blerim Sejdiu si dhe sekretari Adnan Azizi. Paralajmërimi për zgjedhje parlamentare në pranverë të 2023 si dhe fitorja e Tetovës ka mobilizuar mërgatën në Evropë duke u reshtuar në maksimum përkrahë Lëvizjes BESA.

Bilall Kasami është mirpritur nga qindra mërgimtarët duke shtjelluar çdo temë të mundëshme për ofertën e tyre dhe gjithçka tjetër. Kasami gjithashtu ka folur edhe për Tetovën si komunë, projektet në vijim e sipër si dhe ato të parapara në vitin 2023.

Mobilizimi i mërgatës, ka ngjallur entuziazëm në shumë qytete shqiptare në RMV për t’i dhënë fund regjimit të BDI-së duke e përkrahur Lëvizjen BESA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *