BFI e “shtynë” dy ditë “Ditëlindjen e Muhamedit a.s.” pasi Reisi është në Austri

Mbrëmë ka qenë data kur ka lindur i dërguari i Zotit, Muhamedi a.s. e që në shoqëritë muslimane shënohet kjo datë në përkujtim të Mëshirës së njerëzimit. Ndonëse më parë kjo datë shënohej edhe në vendin tonë nga ana e BFI-së, këtë vit udhëheqësia e BFI në Maqedoni nuk pati një organizim pasi Reis Ulema H. Hfz. Shaqir ef.Fetai së bashku me një delegacion të BFI-së nuk ndodhet në Maqedoni por është në një vizitë disaditore në Austri ku po merr pjesë në disa manifestime të qendrave islame atje.
E sa për manifestimin qendrorë të BFI-së “Mirë se erdhe ja Resulallah” institucioni më i lartë i muslimanëve në Maqedoni ka vendosur që ta shtyj për dy ditë që të jetë prezent edhe vet reisi. Manifestimi do të mbahet të hënën më datë 10.10.2022 në Sallën e sporteve në Gostivar.
Myftinia e e Tetovës me rastin e “Mevludit” pati një organizim të vakët pas namazit të akshamit në xhaminë e Rinisë në Tetovë. “Me rastin e Mevludit të Pejgamberit a.s., më 07.10.2021 (e premte), BFI – Myftinia e Tetovës pas namazit të akshamit, organizoi manifestim fetar në Xhaminë e Rinisë, nën udhëheqjen e Referentit fetaro-arsimor Hfz. Abdurahim ef. Murati” thuhet në njoftimin e myftinisë. /Tetova1