“S’dua”, kujt i thotë Jehona Shaqiri

Këngëtarja me zërin magjepës, Jehona Shaqiri është një ndër konkurentet e “Këngës Magjike” e cila me sukses është kualifikuar në gjysëmfinale.

Kënga “S’dua” me tekst të Aida Barakut e muzikë të Armend Rexhepagiçit nën përkujdesjen dhe orkestrimin e MIftarit, kënduar e performuar nga Jehona Shaqiri në Kënga Magjike 2022 do të dëgjohet gjatë për tekstin, muzikën dhe elegancën që ka si produkt muzikor.

Jehona i kthehet festivaleve pas më shumë se 20 viteve dhe këtë e ka bërë “Për Jehonën pasi e ka ndjerë këtë gjë” deklaron këngëtarja.

Më poshtë ju lëmë linkun e këngës në Youtube për ta dëgjuar e për tu kënaqur me këngën “S’dua”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *