Artan Grubi mbështet fuqishëm thirrjen e Edi Ramës në Këshillin e Evropës

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë të Veriut, Artan Grubin ka dhënë përkrahjen e tij për thirrjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Asamblenë e përgjithshme të Këshillit të Evropës.

Kryeministri shqiptar mbajti një fjalim spektakular dhe të fuqishëm në mbështetje të kauzës për Kosovën e pavarur. Ai më tej ka shtuar se 4 krerët e UÇK-së po mbahen padrejtësishtë në Hagë.

Ja publikimi i Grubit në lidhje me adresimin e kryeministrit Rama në KE:

Retrospektivë faktike e historisë së mbarë popujve të Ballkanit, e kapitullit të mbyllur të armiqësive dhe kapitullit të hapur të paqes dhe bashkëpunimit nën udhëheqjen e institucioneve ndërkombëtare, si dhe porosi të fuqishme drejtuar Europës mike nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, sot në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Fjalë që vunë në dukje vullnetin tonë të palëkundur të partneritetit properëndimor dhe ëndrrën e pashuar të integrimit, por edhe kërkesat tona plotësisht legjitime dhe të drejta kombëtare për Kosovën dhe luftën e saj të drejtë ndaj mbrapështisë ideologjike të një regjimi okupator.

I bashkohem plotësisht thirrjes së tij për drejtësi ndaj katër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen nga Gjykata Speciale dhe kërkesës për rishikimin e Rezolutës 1782 që të shpallen të pabaza akuzat për trafikim të organeve njerëzore në luftën e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *