Flet vajza shkak e ma’akrës në Klos: Më ngacmonin në Instagram, 5 ditë s’kam shkuar në shkollë

Klos- Detaje të reja mësohen nga masakra e ndodhur në Klos. Së fundmi ka dëshmuar edhe vajza e autorit të vrasjes Fiqiri Mjeshtri, e cila ka deklaruar para hetuesve se ajo shantazhohej në Instagram nga dy të rinjtë Renado Hasula dhe Kenado Shira, këto dy të fundit ishin kushërinj të parë mes tyre (djem tezesh). Sipas burime vajza prej 5 ditësh nuk shkonte në shkollë.

E pyetur nga babai ajo ka treguar arsyen, ndërsa ky i fundit, bashkë me dy vëllezërit, ka kërkuar për sqarim me dy djemtë dhe prindërit e tyre. Ata janë ulur në një lokal në Klos dhe aty ka nisur konflikti mes tyre. Sipas burimeve, Fiqiri Mjeshtri ka qëlluar me 6 plumba.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *