Rama në Këshillin e Evropës për Kosovën: Kjo çështje lidhet me Shqipërinë si trupi me shpirtin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur fjalën e tij në Asamblenë e Këshillit të Evropës në Strasburg ku kërkon të ndryshohet raporti i Dick Martyt i miratuar nga ky organizmën 11 vjet më parë dhe që njollos luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“I nderuar Këshilli i Evropës, të nderuar anëtarë të Asamblesë Parlamentare, ju jam shumë mirënjohjes për mundësinë që t’ju drejtohem për një çështje të drejtësisë. Unë përfaqësoj Shqipërinë por nuk kam ardhur këtu për të folur kryesisht për Shqipërinë, edhe pse çështja lidhjet me Shqipërinë si trupi me shpirtin. Ajo që kam për të thënë lidhet me çështjen e marrëdhënies së një vendi me të shkuarën e vet, lidhet me marrëdhëniet që një vend duhet të ketë në rajon. Të kthesh një histori konflikti me një histori bashkëpunimi kërkon besim te institucionet ndërkombëtare.

Nëse institucione të tilla dështojnë të sigurojnë drejtësi dëmi është shumë i madh. Është dëm për të gjithë bashkësinë tonë të popujve dhe kombeve. ëse institucionet dështojnë kjo goditje mund të jetë fatale ”, ka thënë Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *