Tifozët dallojnë mesazhin për Mbappen në fletoren e trajnerit të PSG-së

Fansat e PSG-së, kanë parë një mesazh në lidhje me Kylian Mbappe në fletoren e menaxherit të Paris Saint Germain, Christophe Galtier.
Kampionët e Francës po luanin kundër Benficës në kuadër të Ligës së Kampionëve të martën mbrëma.
Gjatë ndeshjes, tifozët vunë re një mesazh në fletoren e Galtier ku shkruhej: “Kylian preferon (djathtas)”. Kjo vjen pasi një histori kontroverse në Instagram u postua nga Mbappe pas barazimit 0-0 të PSG me Reims të shtunën.
Mbappe ka postuar një foto të tij me hashtag-un ‘pivot gang’. Sipas Get French Football News, kjo është një referencë për francezin që nuk dëshiron të luajë vetëm në sulm.