Oliver Spasovski: Korrupsioni po i han vendet e punës dhe ekonominë

Qeveria dhe MPB lu ftën kundër korrupsionit e kanë ngritur në nivelin më të lartë politik, fillon nga radhët e veta dhe kërkon që të gjithë së bashku ta lu ftojmë këtë fenomen, theksoi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në emisionin e mëngjesit të Televizionit Kombëtar, në lidhje me lu ftën kundër korrupsionit në nivel nacional por edhe institucional.
“Korrupsioni i han vendet e punës dhe ekonomisë. Përgjegjësia duhet t’i kapë të gjithë, edhe ata të cilët kërkojnë mito edhe ata që japin mito. Vetëm të bashkuar mund të ndihmojmë në këtë lu ftë me korrupsionin”, potencoi Spasovski.
MPB, nënvizoi ministri Spasovski, që në fillim filloi me zbatimin e procedurave dhe aktivitetve me qëllim ta forcojë kontrollin e brendshëm dhe mekanizma me qëllim të forcoj integritetit e zyrtarëve policorë.
“Morëm disa mekanizma në pjesën e politikave të antikorrupsionit, si detyrim secili i punësuar në Policinë e Maqedonisë së Veriut të plotëson një listë anketuese për gjendjen e tij pasurore dhe për konfliktin e interesave”, sqaroi ministri Spasovski.