Spitali i Tetovës nga e hëna funksionalizon rezonancën magnetike

Në Spitalin e Tetovës nga dita e hënë do të vihet në funksion rezonanca magnetike, shërbim që i ka munguar spitalit dhe qytetarët janë detyruar që këtë ta kryejn në privat ose në Klinikën e Shkupit.

“E falenderojmë të madhin Zot që na i hapi rrugët, për të siguruar nga mjetet vetanake dhe kursimet e Spitalit, 1.8 milion denarë për riparimin e rezonancës magnetike. Pasi siguruam pjesët e nevojshme nga jashtë vendit, bashkë me kompaninë me seriozitet ju qasëm procedurave doganore dhe lejeve të nevojshme në Agjensionin Malmed.
🔜 Ekipet e kompanisë së servisimit sot kanë punuar nga mëngjesi, për të lëshuar në shfrytëzim aparaturën.
👉🏻 Nga e hëna me ndihmën e Zotit dhe njerëzve të mirë, qytetarët tanë do ti marin shërbimet e nevojshme në qytetin e tyre, duke i kursyer ata maksimalisht” Beje drejtori gjeneral Organizativ
i spitalit Armend Fazliu. /tetova1/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *