Xavi thotë se mbrojtja e Barcelonës ishte “lloq”

Trajneri i Barcelonës Xavi e ka fajësuar mbrojtjen e skuadrës së tij për barazimin ndaj Interit.
Xavi ka thënë se skuadra e tij duhet të fillojë të mendojë vetëm për La Ligën duke e pranuar indirekt se gjasat për të kaluar grupin tashmë janë minimale.
“Champions League është mizore ndaj nesh. Ne nuk jemi mbrojtur mirë. Intensiteti ka qenë i shkëlqyer në pjesën e parë, por nuk e kemi mbajtur atë.
Gabimet janë të shtrenjta në Champions League. Gabimet në mbrojtje na kanë kushtuar ndaj Interit. Kemi dhënë gjithçka, kemi lënë shpirtin, por janë gabime që paguhen shtrenjtë. Nuk mund të falësh kaq shumë.
Në Mynih ishte efektiviteti, në Milan rrethana të tjera që lidhen me mbrojtjen e dobët. Situata këtu është shumë e vështirë. Duhet të fillojmë për La Ligan tani” ka thënë Xavi./Indeksonline/