Blerim Bexheti do të jetë sekretar organizativ në BDI?

Kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti do të jetë sekretar organizativ në vend të Artan Grubit i cili deri më tash e ka pasur këtë post.

Përndryshe ditët e fundit Valdet Xhaferi flitej si kandidat i mundshëm që të jetë sekretar organizativ.

Bexheti vjen nga “Grupi i zjarrit”, poashtu edhe Izet Mexhiti mbetet nënkryetar dhe me këto pozicione siç duket Ali Ahmeti ka arritur të qetësojë të gjithë ata që nuk ishin të knaqur.

Nga ana tjetër, Faton Ahmeti do të jetë sekretar gjeneral ku nesër pritet të vendosen përfundimisht në Këshillin e Përgjitshëm. /TS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *