Futbollistët e Barcelonës injoruan totalisht Xavin, Interi e ndëshkoi Barçën aty ku trajneri i paralajmëroi (video)

Pamjet e publikuara kanë treguar që mbrojtësit e Barcelonës injorojnë paralajmërimet e Xavi në lidhje me topat e gjatë që Inter i praktikonte në ndeshjen ndaj tyre.
Pamjet që janë publikuar janë brenda tunelit pas pjesës së parë, teksa të dyja skuadrat u rikthyen për pjesën e dytë. Xavi u dëgjua duke dhënë disa udhëzime – teksa skuadra e tij ishte duke fituar 1:0, shkruan LIG Sport.
Xavi u tha lojtarëve: “Kur Andre Onana – portieri i Interit – ka topin, të gjithë duhet të ktheheni dhe të mbroheni. Do të ndodhe. Kur Onana e ka, ai dërgon topa të gjatë. Ata e bënë atë një herë tashmë dhe ju djema keni ngecur në krah. Kthehuni të mbroheni… kthehuni!”
Megjithatë, udhëzimet dukej se shkonin në një vesh dhe dilnin nga tjetri, ndërsa Interi vazhdoi të ndëshkonte Barcelonën me tre gola në pjesën e dytë.
Goli i tretë i shënuar nga Robin Gosens do të ketë mërzitur më shumë Xavi, pasi ndodhi ashtu siç u përshkroi lojtarëve të tij gjatë pamjeve të zbuluara.
/LIG Sport
Al descanso, Xavi ya advirtió a los jugadores de la acción del 2-3 de balón largo de Onana-Lautaro-Gosens pic.twitter.com/cHtPX2ekPl
— Martín (@martinminan_) October 14, 2022