Një hap i rëndësishëm drejt synimit për ta transformuar Spitalin Klinik të Tetovës në Klinikë Universitare

Një hap i rëndësishëm drejt synimit për ta transformuar Spitalin Klinik të Tetovës në Klinikë Universitare.
Drejtori i Spitalit të Tetovës, Amir Elezi sot ka publikuar se është bërë një hap i madh për kalimin e Spitalit të Tetovës në një Klinikë Universitare.
Ministri Sali së bashku me drejtorin Elezi janë takuar me përfaqësues të Univesitetit të Tetovës me në krye u.d. rektor Vullnet Ameti.
“Falë bashkëpunimit të shkëlqyer dhe angazhimit të ministrit D-r. Bekim Sali dhe ekipit të tij, duke na përfshi neve si Spital Klinik dhe Fakultetin e Shkencave Mjekësore, hapen 6 degë të reja për specijalizime në pediatri, psikiatri, mjekësi interne, kardiologji, gjinekologji dhe kirurgji të përgjithshme në kuadër të Universitetit të Tetovës” ka potencuar drejtori Elezi. /tetova1