Bexheti: Sfidat gjithmonë i kam pranuar si përgjegjësi!

Blerim Bexheti përmes një postimi në facebook ka falenderuar të gjithë ata që i dhanë besimin që të emërohet Sekretar Organizativ i BDI-së.
‘Sfidat gjithmonë i kam pranuar si përgjegjësi dhe me punë ekipore, të unifikuar, vazhdojmë drejt sukseseve të radhës- shkruan Bexheti.
Postimi i plotë:
I nderuar kryetar z.Ali Ahmeti, të nderuar anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim, ju falënderoj të gjithëve për besimin që më është dhënë, të emërohem Sekretar Organizativ i BDI-së.
Sfidat gjithmonë i kam pranuar si përgjegjësi dhe me punë ekipore, të unifikuar, vazhdojmë drejt sukseseve të radhës.