Policia: Informacion i rëndësishëm për qytetarët e Tetovës

Nesër dhe pasnesër (15 dhe 16 tetor) në Tetovë dhe Leshkë të Tetovësk do të mbahen disa ceremoni të përshtatshme me rastin e kanonizimit të igumenit dhe rilindasit nga Kiril Pejçinoviq në shen Kirili i Leshkës. Ditën e parë (të shtunë) nga ora 16:00 deri në ora 19:00 në Manastirin e Leshkës do të kryhet liturgjia e Ringjalljes së shpirtit, ndërsa pasnesër (e diel) është paraparë shërbesë në kishën “Shën Kirili dhe Metodi” në Tetovë, e cila do të fillojë në ora 08:00.
Me qëllim të mbajtjes së sigurtë dhe pa pengesa të festimeve, ku pritet të marrin pjesë një numër i madh besimtarësh, personalitete fetare dhe mysafirë të tjerë, Sektori i Punëve të Brendshme -Tetovë tashmë ka realizuar dhe do të realizojë disa aktivitete në kompetencat e saja. Më 16 tetor, nga ora 06.00 deri në ora 12:00 në një pjesë të rrugës “Todor Cipovski- Merxhan”, do të vendoset regjim i veçantë i qarkullimit, përkatësisht do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në shtrirjen nga kryqëzimi me rrugën “Ivo Lola-Ribar” deri te Kisha.
Përveç kësaj, SPB- Tetovë apelon dhe kërkon nga qytetarët që të mos i lënë automjetet e tyre në hapësirën përballë Kishës “Shën Kirili dhe Metodi” ose nëse tashmë janë të parkuara aty t’i largojnë me kohë që të mos sanksionohen dhe të ngriten nga “shërbimi merimangë” Tetovë.