BESA riorganizon nëndegën në Dobrosht, prezent edhe Bilall Kasami

Lëvizja BESA sonte ka riorganizuar nëndegën e saj në fshatin Dobrosht të komunës së Tearcës. Prezent në këtë kuvend isht edhe i pari i Besës Bilall Kasami me bashkëpunëtorë.

“Në prezencë të kryetarit Bilall Kasami, sekretarit gjeneral Abdush Demiri, sekretarit organizativ Adnan Azizi, kryesisë së degës së Tearcës, sonte u riorganizua nëndega e Lëvizjes BESA në fshatin Dobrosht. Me vota unanime, kuvendarët zgjodhën Memet Memetin për kryetar të nëndegës.

Urime për kryetarin dhe kryesinë e zgjedhur!” – shkruan faqja e Lëvizjes BESA në Tearcë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *