Doktoron Muhamed Jashari

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikologu Muhamed Jashari sot ka marrë titullin doktor i Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare pasi ka mbrojtur me sukses dizertacionin e tij të doktoraturës.

“Sot, në hapësirat e fakultetit juridik të universitetit “shën Qirili dhe Metodi” në Shkup, realizova mbrojtjen publike të disertacionit të doktoratës në kuadër të Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Falënderoj përzemërsisht mentorin dhe profesorin tim Prof. Dr. Misho Dokmanović për të gjitha sygjerimet, vërejtjet e këshillat” është shrpehur dr.Jashari.

Mentori Misho Dokmanovic është shprehur se ka pasur nderin e veçant që të punoj me Muhamed Jasharin në temën e cila është mjaft aktuale dhe flet për politikën e jashtme ruse nën udhëheqjen e Vladimir Putin dhe Ballkanin Perëndimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *