Nga Struga, BESA e nis betejën për ndryshimet kushtetuese

Ndryshimet kushtetuese në vend janë duke e nxehur situatën politike në vend, ku me hapjen e kushtetutës së RMV-së për marrëveshjen me Bullgarinë, partitë shqiptare po kërkojnë heqjen e 20% nga kushtetuta.
Sipas burimeve tona brenda Lëvizjes BESA, kjo parti me datë 28 të këtij muaji do të mbajë mbledhjen e kryesisë qendrore në Strugë.
Sipas po të njëjtave burime, njëra ndër pikat e mbledhjes do të jetë edhe 20%, ku partitë shqiptare pritet të dalin me një qëndrim të unifikuar.
Në opinion kanë qarkulluar zëra se një takim i mundshëm i gjithë liderëve shqiptar mund të ndodhë.(INA)