Tre kompani serioze ndërkombtare kanë interes për mbikqyrjen e punëve në ‘Korridorin 8’

Hapet tenderi i ri për përzgjedhjen e kompanisë për mbikëqyrjen e punës në ndërtimin e Korridorit 8 në të cilin kanë aplikuar tre kompani.
Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore” ka afat prej 40 ditëve të përzgjedhë njërën prej 3 ofertave për mbikëqyrje të Korridorit 8.Ndryshe, më herët ndërmarrja publike për “Rrugë Shtetërore” anuloi tenderin në të cilin ishte përzgjedhur kompania IGH nga Kroacia për të mbikëqyrur ndërtimin e autostradave të Korridorit 8, por tenderi u anulua, për shkak se, siç bëri të ditur zv/kryeministri Artan Grubi, u zbulua se kompania kroate IGH kishte lidhje me para ruse.
Në tenderin e parë kishte aplikuar edhe kompania amerikane HILL, e cila nuk fitoi pasi nuk kishte dhënë garanci bankare në vlerë prej 2.6 milionë eurove.Oferta më e vogël është 18 milion euro
vetëm për mbikqyrje që ka arritur në rrugët shtetërore kurse më e madhja është 25 milion euro.
Duke patur parasysh këto procedura, me siguri edhe gjatë muajit nëntor nuk do të fillojnë punët për ndërtimin e korridorit tetë./Tv Koha/