Vazhdon pastrimi i deponisë në ‘Bllagoja Toska’

Komuna e Tetovës vazhdon me aktivitetet për pastrimin e depinove ilegale në qytet.
Kryetari Kasami në Facebook ka deklaruar se lufta ndaj çdo mbeturine ilegale është në agjendën e tij.
“Vazhdon puna për pastrimin dhe largimin e deponisë së egër në 📍rrugën “Bllagoja Toska”, konkretisht tek stadiumi i vjetër i qytetit. Një deponi ilegale që ka ngulfatur qytetarët dhe zonën përreth tash e disa vite😷 shumë shpejt e njëjta do të merr pamje të re ashtu siç i ka hije qytetit!
ZERO DEPONI ILEGALE NË TETOVË! ” shkruan Kasami.
https://fb.watch/goQH6ynKdx/