Banorët e Çarshisë Epërme reaguan kundër ‘Space Tetova’ – Dokument

0

Banorët e lagjes “Njegosheva”në Çarshi të Epërme dhe lagjeve për rreth kërkojnë nga organet komunale që të bëjnë dislokimin e qendrës “space” nga objekti komunal në të cilin ndodhen respektivisht në ish objektin e Radio Tetovës.

Sipas letrës së dorëzuar në komunë, këto janë kërkesat:

” konsumimi I alkoolit, qëndrimi deri në orët e mëngjesit dhe muzika e zhurmshme deri në orët e vona të natës. Parkimi vend e pa vend, hedhja e mbeturinave dhe punë tjera jo etike të cilat nuk I shohim të arsyeshme të kryhen në një objekt komunal aq më pak në mes disa lagjeve të banuara ku fëmijët për çdo ditë duhet ti shohin pamjet e tilla. Ju drejtohemi juve si përgjegjës të objektit që në mënyrë urgjente të largohet kjo qendër prej aty, në të kundërtën do detyrohemi që vet të bëjmë largimin e tyre.

Po ashtu sot edhe kryetari I komunës së Tetovës, Bilall Kasami në një press konferencë theksoi arsyet e largimit të kësaj shoqate nga objekti I komunës duke shpalosur edhe peticionin e qytetarëve të Tetovës”, thuhet në letër./Monitor.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *