I pari i Tetovës: “Space’ ka keqpërdorur të miturit

Në lidhje me hapsirat e ish Radio Tetovës dhe kërkesën për lirimin e tyre nga ‘Space’ sot kryetari i Tetovës, Bilall Kasami ka dal në një konferencë për shtyp ku ka thënë se kjo shoqatë duhet të liroj hapsirat pasi e njëjta ka keqpërdorur fëmijët e mitur për aktivitete të parapara për mosha madhore.

Në pyetjen e gazetarëve se për çfarë aktivitete bëhet fjalë, Kasami ndër të tjera tha se bëhet fjalë edhe për aktivitete pornografike.

“Duke llogaritur në ankesat e drejtuara deri në komunën e Tetovës nga prindër të cilët janë ankuar se aty për aktivitete të natyrës së ndryshme që nuk kanë të bëjnë aspak me vlera kulturore por përdoren nxënës të shkollave të mesme që faktikisht janë nën moshën 18 vjeçare, ne si komunë obligohemi për mbrojtjen e pronës dhe interesit publik, duke mbajtur përgjegjësi në çdo lloj fatëkeqësie që mund të ndodhë dhe të njëjtën përgjegjësi nuk e kemi kaluar me asnjë dokument tek ndonjë autoritet tjetër” është shprehur Kasami.

Kasami më tej ka thënë se shoqata e lartpërmendur duhet ti liroj hapsirat dhe të palikoj si të gjitha shoqatat tjera për shfrytëzimin e haspirave për aktivitetet e tyre. “Ndaj mbetemi në qëndrimin e parë që shoqata e lartëpërmendur duhet ta lirojë hapësirën dhe të aplikojë si gjithë të tjerët për shfytëzimin e objektit në aktivitete të caktuara dhe këtë të drejtë nuk do ta kenë ekskluzivisht vetëm ata, por të njëjtën do ta ndajnë edhe me organizatat dhe shoqatat tjera që do të shprehin interes dhe nevojë për hapësirë e që komuna gjithsesi se do të jetë gjithnjë në shërbim të tyre” deklaroi Kasami.

Shoqata ‘Space’ ka thirrur konferencë për media në hapsirat e ish Radio Tetovës në ora 12 për tu përgjigjur pohimeve të kryetarit Kasami. /Tetova1/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *