Emre Saliu shqiptari nga Gostivari është Kampion i Botës në Karate me Malin e Zi

Karateisti shqiptar me prejardhje nga Gostivari, Emre Saliu i përfaqësuese së Malit të Zi, është shpallur Kampion Bote i Karatesë për Junior, në kategorinë -76 kilogram në garat Kumite.

Emre Saliu e ka mposhtur jordanezin, Saif Addeen Bani Fares-in, me rezultat 6-0.

Ky është rezultati më i mirë i gjithë karateisteve shqiptarë, që morën pjesë me disa shtete, në kampionatin botëror për Kadet, Junio dhe U21, në Konia të Turqisë.

Përgëzime për Emren, për këtë arritje, që është për të na bërë krenarë si shqiptarë 🇦🇱

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *