Arbër Ademi: 20% nuk prek dhe nuk dëmton të drejtat e shqiptarëve

Koordinatori i grupit parlamentarë njëherë edhe nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi në emisionin “Klan Debat”, mbrëmë ka debatuar me kolegët e tij deputet nga radhët e partive tjera shqiptare.
Duke folur për heqjen e termit “20%” nga Kushtetuta deputeti Ademi ka thënë se kreu i BDI-së, Ali Ahmeti shquhet për unifikim.
Duke shtuar se ka bërë disa herë kërkesa për unifikim. Ai ka thënë se do të ketë tryezë të përbashkët të të gjitha partive së shpejti dhe deklaroi se ishte pikërisht Ahmeti që para themelimit të BDI-së ka qenë faktorë i unifikimit të shqiptarëve.
“20 përqindëshi nuk prek në substancë të drejtat e garantuara. Të mos e kthejmë në agjendë etnike. Nuk është agjendë, është konsenzus, në mënyrë që të ndalet edhe gara demografike. Dua të dëgjoj edhe qëndrimin e LSDM-së dhe VMRO-së për këtë çështje. Askush askujt nuk i pengon dhe nuk e kushtëzon”, tha Ademi.