Deputetja e VMRO-së: Artan Grubi nuk mund të sillet si profet!

Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanovska ka reaguar pas deklaratave të djeshme të zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi, i cili mbrëmjen e djeshme në “Click Plus” në TV21 tha se kanë përkrahje edhe nga deputetë të VMRO-së për ndryshimet kushtetuese, përcjell TV21.
Stojanovska thotë se Grubi nuk mund të sillet si profet dhe të tregojë se çfarë do të ndodhë me deputetët e koalicionit opozitar.
“Artan Grubi është një perëndim i diellit, që është në përpjekje të pasuksesshme që ky perëndimi t’i zgjasë sa më shumë, kjo deklaratë është vetëm për shpëtim personal të tij, në drejtim për të dëmtuar VMRO-DPMNE-në, me atë se po merr në përqafim deputetët e Levicës për të cilët thotë se sigurisht do të votojnë kundër ndryshimeve kushtetuese.
Nuk mundet që Artan Grubi të sillet si profet, të tregojë se çfarë do të ndodhë me deputetët tanë dhe me partnerët tanë të koalicionit sepse këtu ka ende dy deputetë që edhe në vitin 2018 nuk lëshuan ndaj presioneve njerëzore dhe jonjerëzore”, tha Stojanovska./tv21.tv