Gjykata miratoi aktakuzën kundër Muhamed Zekirit

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Kr imit të Organizuar dhe Korrupsionit më 22 tetor dorëzoi aktakuzë kundër ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekiri, ndërsa sot Gjykata Themelore e Shkupit e ka miratuar aktakuzën ndaj tij.

“Pas procedurës hetimore dhe kontrollit nga i pandehuri dhe mbrojtja e tij, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Kr imit të Organizuar dhe Korrupsionit sot ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore Penale në Shkup”.

“Sipas përshkrimit në aktakuzë, i akuzuari akuzohet se ka kryer vepër penale të vazhduar – Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar. I akuzuari, si zyrtar – Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë së RMV-së, me dashje ka kryer dy veprime të lidhura me kohën që paraqesin realizim të shumëfishtë të të njëjtit kr im”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *