Grubi i sigurt: Do të kemi 80 deputet që do mbështesin ndryshimet kushtetuese

Maqedonia ndodhet përpara vendimit final për sigurimin e 2/3 të votave në kuvend për të miratuar ndryshimet kushtetuese.
Zëvendëskryeministri I parë Artan Grubi në emisionin “Click Plus” tha se do të sigurohen numrat e nevojshëm të deputetëve për të ndryshuar kushtetutën.
“Do të sigurohen numrat. Unë besoj në numrat që ka Aleanca për Shqiptarët dhe Besa.
Jemi duke punuar shumë që të arriihet numri i duhur i deputetëve dhe të kemi 80 deputet madje, pra më tepër se sa pritshmëritë. Do të sigurohen numrat dhe kushtetuta do të ndryshohet”, deklaroi Grubi.