Labi i bënë thirrje Kurtit: Armatose popullatën, Serbia flen ditën e punon natën

Ish-deputeti dhe këngëtari i njohur, Labinot Tahiri ka bërë thirrje për unitet dhe mbështetje për kryeministrin, Albin Kurti.

Tahiri e ka porositur Kurtin dhe presidenten Vjosa Osmani ta armatos popullatën, pasi sipas tij, serbët e veriut janë të armatosur, përcjell Insajderi.

Postimi i plotë:
Mirëdita shqiptar!
Kryeministër, e di që je i sterngarkuar por e dim mirë se ne raport me Serbinë të gjithë Liderêt e partive i ke mbrapa.

Lidhur me këto tituj që i publikova të cilat po vijnê nga Serbia, nuk na mbetët gjë tjetër pos armatimi i popullit tonë.
Pleqët nuk janë kanë budall kur na thoshin:

” Evlad, Serbia flen ditën e punon natën pêr me e marrë Kosovên prap.
Pra, kam një kêrkesë për ju dhe presidenten e vendi?!

Armatoseni popullatën tonë sepse serbet e Veriut i ke të armatosur ,këtë e dini edhe ju.
Shyqyr Zotit që e kemi Naton, Kforin dhe ushtrinë por asnjera nga to nuk e njohin Serbinê siq e njohim ne! Pra të armatoset popullata jonë ashtu siq janë serbet e Kosovës të armatosur nuk do ishte keq.

Diten e mirë kryeministër me një shprehje nga nana ime:
Nana jem më thot çdo ditë kur të dale nga shtepia: Djali jem, tu letofshin punêt se nuk e ke leht çdo ditë rrugëve!

Dhe unë po ju them juve,
Zoti ti letoftë punët se nuk e ke lehtë këtë situatê.
Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *