Prangoset punëtorja që rrahu të moshuarën në Pejë (video)

Policia në Pejë ka konfirmuar se dy punonjëse të shtëpisë së pleqve “Orenda” janë arrestuar në lidhje me rastin e sulmit fizik ndaj të moshuarës në Pejë.
Sipas Policisë, është arrestuar e dyshuara që shihet duke sulmuar fizikisht të moshuarën dhe punëtorja kryesore e shtëpisë së pleqve ku ka ndodhur rasti.
Rasti ka nxitur reagime të shumta menjëherë pas publikimit në rrjetet sociale të mërkurën.
Një rast i rëndë dhu ne fizike ka ndodhur në një nga shtëpitë e të moshuarve në Kosovë. Nga pamjet që i ka siguruar Klan Kosova raportohet që ngjarja e rëndë ka ndodhur diku në Pejë.
Aty shihet se si një nga punonjëset e su lmon një grua të moshuar, duke e goditur me shuplaka dhe shqelma.