Qeveria e Maqedonisë ngrin çmimin e drurit dhe peletëve

Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e sotme mori vendim për përcaktimin e çmimit më të lartë të tregtisë me pakicë të drurit për ngrohje dhe peletëve.
Sipas vendimit, çmimi më i lartë i drurit përcaktohet deri në 4.500 denar për metër kub, përkatësisht deri në 6.429 denarë për metër kub.
Çmimi më i lartë i peletëve përcaktohet 27 denarë për kilogram ose 27 000 den (440 euro) për 1 ton.
Në çmim është përfshirë edhe TVSH-ja dhe transporti. Çmime më të larta të përcaktuara do të zbatohen deri në 31 dhjetor.
Qeveria mori vendim edhe për shfuqizimin e vendimit për ngrirjen e marzhës për drurin e ngrohjes dhe peletëve prej 10 për qind.