Raporti mjekësor/ E moshuara në Pejë kishte lëndime trupore edhe më parë

Mediet në Kosovë kanë zbardhur ekzaminimin mjekësor të të moshuarës që u dhunua në shtëpinë e të moshuarve në Pejë. Në raportin mjekësor thuhet se nga ekzaminimi ka rezultuar se viktima ka pasur lëndime trupore edhe më herët.

Po ashtu, sipas të njëjtit raport, viktima nuk është në gjendje të flasë për atë çka i ndodhi. Kësisoj u vendos që dëshmia e saj të merret në një situatë tjetër.

Nuk dihet nëse dyshohet për dhunë sistematike. Prokuroria ka kërkuar që të merren në pyetje të gjithë antarët e qendrës. Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimi prej 30 ditësh për të treja ish- infermieret të cilat akuzohen se në bashkëpunim me njëra-tjetrën kanë sulmuar fizikisht të moshuarën në azilin “Orenda” në Pejë.

Dy infermieret, Aurona Pelaj dhe Altina Rexhepi dhunuan të moshuarën. Ndërkohë kolegia Remize Kuqi filmonte. Gruaja që u dhunua nga infermierja e qendrës është nëna e një ushtari të UÇK që ka dhënë jetën në luftën me Serbinë. Ajo është nëna e Taulant Reshat Nura, dëshmori që ra në Betejën e Qabratit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *