Kasami mirëpritet nga Destani në Gjermani

Gjatë vizitës në Gjermani, kisha nderin të realizoj takim miqësor me z.Lazim Destanin, pronarin e kompanisë më prestigjioze shqiptare “Ecolog” por edhe më gjërë.
Në takim diskutuam për të thelluar bashkëpunimin tonë në mes Komunës së Tetovës dhe “Ecologut”.
Me z.Destanin ndajmë të njëjtin vizion për qytetin e Tetovës, i cili është puna, zhvillimi dhe transformimi i plotë i qytetit në një qytet Evropian.
Tetovën e shohim si vend me perspektivë, si vend që i duhet zhvillim, andaj ne mirëpresim të gjithë ata që duan të investojnë në qytetin tonë dhe të realizojnë projekte të ndryshme që janë në të mirën e qytetarëve.