Qumësht i pasigurt në markete në Maqedoni, Stokomak me informat deri te klientët

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Maqedonisë ka njoftuar konsumatorët për një produkt jo të sigurt të qumështit që është UHT TRAJNO MLEKO, MILKANO 3.2%.
Ky paketim qumështi është duke u tërhequr për shkak të pranisë së aflatoksinës M1 me numër serik/lot – LOT FD04.

Agjencia i bën thirrje konsumatorëve që kanë blerë produktin e mësipërm me numrin serial/lot të treguar, të mos e konsumojnë dhe ta kthejnë në vendin ku e kanë blerë.

Menjëher ka reaguar edhe marketi “Stokomak” në të cilin market është shitur ky lloj i qumështit.
Stokomak ka lëshuar një deklaratë në faqen zyrtare në facebook ku bën thirrje që të kthehet ky produkt i blerë dhe të mos konsumohet, ashtu sipas urdhërit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

 

“Stokomak” njofton të gjithë blerësit se produkti Milkano UHT Milk 3.2% yndyrë, 1l LOT FD04 me datë prodhimi 05.10.2022 është tërhequr nga raftet e marketeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *