Barcelona ekziston për më shumë se 120 vjet, por mbrëmë për herë të parë e bëri këtë! (Video)

Gjatë Kupës së Botës në Katar, Barcelona do të renditet e para në La Liga-n spanjolle. Mbrëmë katalanasit mposhtën 2-1 Osasunën dhe i shpëtuan pesë pikë Real Madridit, i cili ka një ndeshje më pak.

As epërsia e vendasve dhe kartoni i kuq i Lewandowskit (vetëm i treti në karrierë) nuk u bënë arsye që Barça mos të fitojë tre pikët.

Barcelona bëri histori, për herë të parë në ekzistencën e saj, fitoi jashtë shtëpisë në një ndeshje ku po humbiste në pjesën e parë dhe e luajti të gjithë pjesën e dytë me një lojtar më pak.

Një karton të kuq ka marrë edhe Pique, i cili ishte në pankinë dhe e mbylli karrierën në mënyrë të palavdishme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *