Shkupin e pret një dënim i rëndë, Shkëndija përmes “tavolinës së gjelbër” deri në gjysmëfinale të Kupës!

Ndeshja në Çair ndërmjet Shkupit dhe Shkendijës nga çerekfinalja e Kupës së Maqedonisë definitivisht nuk do të luhet.

Siç na informuan zyrtarët, është fare e qartë se ndeshja nuk ka absolutisht kushte që të luhet, prandaj për shkak të ashpërsisë së incidentit, patjetër do të vendoset nga komisionet e Federatës së Futbollit të Maqedonisë.
Dhe në minutat e ardhshme njësitet speciale të policisë së Maqedonisë do të duhet të zbrazin tribunën me tifozët e Shkupit.

Megjithatë, është e qartë se ndeshja nuk duhet të riluhet as në një afat tjetër.
Shkupi duhet të suspendohet nga gara për shkak të incidentit që nuk është parë në dhjetë vitet e fundit në Maqedoni dhe Shkendija pritet të vazhdojë në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë.

Ndeshja çerekfinale e Kupës së Maqedonisë mes Shkupit dhe Shkendijës është ndërprerë në minutën e 10-të të ndeshjes, për shkak të kaosit të krijuar nga tifozët e Shkupit menjëherë pasi ekipi KUQ E ZI kaloi në avantazh me golin e Dashmir Elezit.

Pas golit të shënuar, Elezi dërgoi provokime në tribunën e tifozëve të Shkupit, e cila u pasua me pushtim të fushës nga disa tifozë vendas dhe më pas kaos i plotë me sulme brutale të tifozëve ndaj futbollistëve të Shkëndijës./tetova1/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *