Anita thotë se Ramushi nuk i foli tri ditë pasi e pa promon në “Dance Albania” (FOTO)

Prezantuesja e lajmeve, Anita Haradinaj, së fundmi ishte në qendër të vëmendjes mediatike falë pjesëmarrjes së saj në spektaklin e kërcimit “Dance Albania”, nga i cili u tërhoq për shkak të një problemi shëndetësor.

Kësisoj, duke folur për eksperiencën në këtë format, Anita ka zbuluar po ashtu se bashkëshorti i saj, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk i kishte folur për plot tri ditë pasi e kishte parë në promon e emisionit duke u ngritur lart nga një balerin.

“Në fillim kur i thashë unë do marrë pjesë te ‘DA’, më tha bëj çfarë të duash, ti e njeh televizionin, si të duash bëj, e mirë dhe unë erdha. Kur doli promoja e emisionit dhe që ai balerini më ngriti lart në ajër, nuk më mori në telefon për tre ditë”, ka thënë ajo në një intervistë për Rudina Magjistarin, transmeton Klankosova.tv.

“Unë shkoja në prova dhe u thoja të gjithëve s’më ka marrë Ramushi në telefon. Nejse një ditë të bukur u thosha pastaj, ‘hë se sa të shkoj në shtëpi rregullohet dhe realisht sa shkova në shtëpi e rregullova atë muhabet”, shtoi Anita.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *