Identifikohet alpinisti që humbi jetën në Malin Sharr

Është identifikuar zyrtarisht alpinisti që u gjet i vdekur pasi bashkë me një shok të tij rezultuan të humbur në majën e Titos në malin Sharr, ku ishin rrëzuar nga një shkëmb. Bëhet fjalë për 28-vjeçarin S.F. nga Belgjika.
“Pak më parë zyrtarisht është identifikuar edhe personi i dytë, i ndjeri është S.F. (28) nga Belgjika”, ka njoftuar zëdhënësi i SPB-Tetovë, Marjan Josifovski.
Shoku i tij që ka raportuar për aksidentin po vijon trajtimin e plagëve të lehta.