Isen Shabani numëron të arriturat e tij në njëvjetorin e rizgjedhjes së tij

Të dashur qytetarë të Komunës së Vrapçishtit,

Sot një Vit nga rrizgjedhja ime në Krye të Komunës së Vrapçishtit, Me plot krenari dhe me shumë sinqeritet Ju them se, gjatë mandatit të parë ne folëm me gjuhën e punës, ndershmërise e guximit, për të bërë realitet ndryshimin e mezipritur në Komunën e Vrapçishtit.

U zotuam se në mandatin e dytë do të vazhdojmë të bëjmë punë konkrete, punë që realizohen!

Projektet që u realizuan dhe që janë duke u realizuar në vitin e parë të qeverisjes tonë janë:

Rruga e Zabelit, Negotinë – Dobërdoll!
Rruga e Hanit, Gradec!
Rruga e fshatit Gallatë, punimet fillojnë javën e ardhshme!

Qendra për Zjarrfikës, Lokacioni në Gradec!
Shkollë për fëmijët me nevoja të veçanta!
Shkolla fillore periferike “Naim Frashëri” Gjurgjevisht, Renovim i jashtëm dhe i brendshëm!

Tre kënde lojrash për fëmijë, Vrapçisht, Dobërdoll dhe Gradec!
Vazhdojmë me projektet e rradhës!

Isen Shabani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *