Mickoski: Aleanca për Shqiptarët nuk bën hap të mençur nëse futet në Qeveri

Kreu i VMRO-së,Hristijan Mickoski edhe pse thotë se ky është vendimi i organeve të partisë, vlerëson se vendimi eventual i Aleancës për Shqiptarët për t’u futur në Qeveri, sipas tij, nuk ky nuk do të ishte hap i mençur i ASH-së, përcjell TV21.

Mickoski thotë se ASH-në e konsideron si parti opozitare.

“Aleancën për Shqiptarët e konsideroj parti opozitare. Ata kanë kryesi të tyre dhe organe vendimmarrëse dhe nëse ata vendosin se duhet të hyjnë në qeveri kjo do thotë se i ndajnë vlerat e njëjta të kësaj qeverie ndërsa unë thashë se pse kjo qeveri duhet të largohet dhe se duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Nëse më pyesni mua personalisht, nuk mendoj se ky është hap i mençur”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *