Kush është i dashuri i ri i Melindas, ish gruas së Bill Gates?

Melinda Gates, ish-bashkëshortja e Bill Gates, prej disa muajsh është në një lidhje romantike me John Du Pre.

Ai është 63 vjeç, por shumë i pashëm.

Du Pre është një ish-reporter i cili tani e quan veten një specialist i komunikimit strategjik me 35 vjet përvojë në transmetim, shkrim, prodhim video, fjalim publik dhe më shumë. Ai ishte korrespondent i Fox News Channel në fund të viteve ’90 dhe në fillim të viteve 2000.

Melinda Gates nuk është parë në publik që nga kërkesa për divorc në gusht, e deri më tani. Por duke pasur parasysh se çifti – Melinda dhe John – janë parë së bashku në prill, në një ndeshje Nets-Celtics, mund të supozohet se ata kanë qenë në një lidhje të paktën që atëherë.

Bashkëshortët Bill dhe Melinda njoftuan se po divorcohen në maj 2021, por janë ende bashkëkryetarë të Fondacionit Bill dhe Melinda Gates.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jon Du Pre (@jon_du_pre)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *