Zendeli: Deklarata paushalle e Grubit se gjuha shqipe në Maqedoni na qenka zyrtare

Gjatë ditës së djeshme ka reaguar deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli pas deklaratës së Grubit se gjuha shqipe është zyrtare në tre shtete duke llogaritur edhe Maqedoninë.
“Deklaratat paushalle të zv/kryeministrit Artan Grubi se gjuha shqipe në RMV na qenka zyrtare, kanë për qëllim të defokusimit të vëmendjes nga problemet reale dhe nxitje për të hapur tema etnike në vend. Nga Tirana mundohen të gënjëjnë shqiptarët me retorika boshe, duke mos ditur intepretimin e ligjeve për Gjuhën Shqipe.
Duhet rikujtuar z.Grubin se ligji i ri i gjuhëve që u votua para disa viteve, gjuhën shqipe vetëm e avancoj e nuk e zyrtarizoi në RMV, pra Gjuha Shqipe në nivel qendror përdoret si gjuhë e përkthyer nga gjuha maqedonase, procedurat dhe protokollet zhvillohen vetëm në gjuhën maqedonase dhe kjo për faj të mungesës së vullnetit dhe kapacitetit të BDI-së për të zbatuar dispozitat ligjore që lejnë shumë për të dëshiruar. Andaj, do të ishte më korrekte, të mos mashtrojnë shqiptarët nga Tirana, ndërsa në anën tjetër t’i ikin përgjegjësisë së brendshme përballë shqiptarëve në RMV”, ka shkruar Zendeli.”
Zëvendëskryetari Artan Grubi dje mori pjesë në Konferencën jubilare në nderë të 50 vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit të gjuhës shqipe që u mbajt në Tiranë.
“Unifikimi i gjuhës shqipe ishte i rëndësisë jetike edhe për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, sepse u vendos si standard i përgjithshëm i përdorimit që vlente edhe për ne. Gjuha shqipe ka rëndësi do të thosha dy dimensionale: I pari është dimensioni kulturor e shpirtëror pasi që kjo gjuhë flitet nga mbi 30 % e popullsisë në mënyrë aktive dhe dimensioni i dytë është ai shoqëroro politik, pasi që gjuha shqipe është zyrtare në nivel lokal dhe qendror. Me ndryshimet e fundit të Ligjit të gjuhëve, gjuha shqipe vihet në përdorim të plotë zyrtar në të gjitha nivelet, përfshirë Presidencën, Kuvendin dhe Qeverinë. Jemi me fat sepse kemi një veçanti nga të gjitha trojet tjera shqiptare, nga Lidhja e Prizrenit, tek Kongresi i Manastirit dhe deri te pavarësia e Vlorës. Në këtë mënyrë Maqedonia e Veriut vendoset në hartën e tre ngjarjeve më të rëndësishme historike kombëtare”, deklaroi mes tjerash Grubi.