VMRO: Ja kush është drejtori që merë afër 5 500 euro rrogë (video)

Nga partia opozitare VMRO-DPMNE kanë njoftuar sot për aferën e re “Parazitët”. Partia akuzon fuksionarët qeveritar të cilët në kushtet e inflacionit dhe pagës minimale prej 18.000 denarëve fitojnë për një muaj aq sa mund të fitojnë një numër më i madh i qytetarëve për rreth dy vjet, tha sot në konferencë për media Ivica Tomovski, anëtar i Komisionit Qendror të VMRO-DPMNE-së.

“Nga sot po nisim të bëjmë publike faktet e aferës së Parazitëve, përmes të cilave do të shpjegojmë sesi zyrtarë të caktuar nga qeveria jetojnë në luks, ndërsa populli vuan.
Fahrudin Hamidi, Kryetar i Bordit drejtues dhe Drejtor ekzekutiv i Fluturimit ajror i M-NAV, i emëruar nga qeveria, merr 345.000 denarë në muaj si pagë. Për një vit është 4 140 000 denarë, kurse për 4 vjet 16 560 000 denarë.

Nëse kjo shumë ndahet me 18.000 denarë, që është paga mesatare, fitojmë 920, pra numri i muajve, i cili është i barabartë me 76 vjet, që nevojiten për të fituar atë shumë parash me pagë minimale”.

Tomovski shtoi se situatë e ngjashme është edhe e anëtarit të Bordit drejtues dhe Drejtor ekzekutiv i Teknikës së Fluturimit Ajror, Vllado Kërstevski, i cili merr 266.000 denarë në muaj.

IVICA TOMOVSKI NGA VMRO-DPMNE

“Për katër vjet Kërstevski në emër të pagës do t’i marrë shtetit 12.768.000 denarë. Këta dy zyrtarë të emëruar nga qeveria për një mandat në M-NAV së bashku do të mbledhin gjysmë milioni euro vetëm për pagë. Dy drejtorët në M-NAV i kushtojnë shtetit një bulevard të madh, ose vetëm me paratë e rrogave të tyre mund të blihen në 4 vite 8 autoambulanca ose tre automjete zjarrfikëse”.

Nuk ka krizë për këta qeveritarë, përderisa LSDM është në pushtet, dhe për sa kohë LSDM merr kredi, do të mund t’u paguhen rroga dhe para që shumica e popullit nuk do t’i fitojnë asnjëherë gjatë jetës së tyre, tha Tomovski.

Medina Ajeti /SHENJA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *