Shpërthimi i tre veturave në Stamboll, gazetari i TRT-së, Abdylvehap Ejupi tregon çka ka ndodhur

Gazetari i TRT-sëm Abdylvehap Ejupi ka sqaruar shprërthimin e tre veturave sonte që ndodhi në një lagje të Stambollit. Sipas tij lajmet që u përhapen sonte nuk janë sulme terroriste, por drejtuesi i makinës me targë 34 GS 6448 në rrugën Kocamustafapaşa, Fatih ka vërejtur se nga automjeti i tij, qe ka qen me gaz (LPG), dilte tym, është ndalur buzë rrugës dhe ka kërkuar ndihmë nga njerëzit përreth.

Pas pak automjetit i vihet flaka si pasojë e rrjedhës së gazit dhe zjarri përhapet edhe tek 4 automjetet që kanë qenë përreth. Zjarri shpejt shuhet nga ekipet e zjarrfikësve. Nuk raportohet për viktima e as të lënduar, përcjell TS.

“Lajmet për sulm terrorist në Fatih /Stamboll nuk janë të vërteta.

Pamjet e zjarrit në Fatih të Stambollit po përhapen me shpejtësi, veçanërisht në rrjetet sociale. Dhe të gjithë, njëzëri, e pasqyrojnë ngjarjen me perceptimin e një “sulmi terrorist” dhe shumë prej tyre përdorin termin “automjet me bombë”.

Gjitha këto llogari, pa asnjë konfirmim, dhe njëzëri e portretizojnë incidentin sulm të ri terrorist në Stamboll dhe e kthejnë atë në një operacion perceptimi kundër Turqisë. Kujdes mos kontribuoni.

Ajo që ndodhi është një incident, që çdo kund (mund) ndodhë:
Drejtuesi i makinës me targë 34 GS 6448 në rrugën Kocamustafapaşa, Fatih ka vërejtur se nga automjeti i tij, qe ka qen me gaz (LPG), dilte tym, është ndalur buzë rrugës dhe ka kërkuar ndihmë nga njerëzit përreth. Pas pak automjetit i vihet flaka si pasojë e rrjedhës së gazit dhe zjarri përhapet edhe tek 4 automjetet që kanë qenë përreth. Zjarri shpejt shuhet nga ekipet e zjarrfikësve. Nuk raportohet për viktima e as të lënduar”, ka shkruar Ejupi. /TS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *