Zyrtarët amerikanë thonë se raketa që goditi Poloninë erdhi nga Ukraina (VIDEO)

Raportet për rënien e raketave në Poloni, e cila është një anëtare e NATO-s, erdhën pasi Rusia nisi një valë të re sulmesh në të gjithë Ukrainën të martën, disa ditë pasi trupat e saj u detyruan të largoheshin nga Khersoni.

Dy raketa ranë në një zonë kufitare të Polonisë, Przewodow, në një fermë, ku si pasojë vdiqën dy persona.

Rusia hodhi poshtë pretendimet se ishte përgjegjëse, me Ministrinë e Mbrojtjes në Moskë që i quajti “provokim i qëllimshëm që synon përshkallëzimin e situatës”.

Sipas BBC-së, Rusia nuk ka interes të synojë fermat polake, kështu që një lloj mosfunksionimi duket i mundshëm, sipas BBC. Dhe në një ditë kur mbrojtja ajrore e Ukrainës po punonte fort për të rrëzuar raketat ruse, është gjithashtu e mundur që një nga ato raketa të ishte rrëzuar nga Ukraina, shton BBC-ja.

Ukraina u godit nga më shumë se 90 raketa të martën, sipas zëdhënësit të Forcave Ajrore të Ukrainës, Yuri Ihnatw, i cili tha se më shumë se 70 u rrëzuan me sukses.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *