Kapet me dy kuaj të ngarkuar me dru, ndalohet 31-vjeçari nga një fshat i Tetovës

Pjestarët e policisë e SPB-Tetovë me 15 nëntor, rreth orës 13:45 në Pallçisht të Poshtëm të Tetovës kanë ndaluar 31-vjeçarin me inicialet E.M. nga ky fshat,

i cili paraprakisht në rrugën lokale kishte qenë duke transportuar dru zjarri me dy kuaj pa poseduar dokumentet e nevojshme.

Atij i janë konfiskuar drutë dhe një sharrë motorike dhe i janë dorëzuar Policisë Pyjore për veprime të mëtejshme, pas së cilës kundër E.M. do të vijojë një parashtresë përkatëse, njofton SPB- Tetovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *