Kjo është gruaja me këmbët më të mëdha në botë (VIDEO)

0

Një grua nga Teksasi ka thyer rekordin për këmbët më të mëdha në botë.

Guinness njoftoi se Tanya Herbert nga Hjuston u regjistrua për këmbët më të mëdha në botë për një femër, pasi gjatësia e tyre është mbi 33 centimetra.

Herbert tha se ajo duhet të blejë këpucë në internet, pasi asnjë dyqan nuk mban produkte mjaft të mëdha për këmbët e saj. Ajo tha se gra të tjera këmbëmadhe që takoi në internet i ofruan disa këshilla që të mos mbathte ekskluzivisht këpucë për meshkuj, transmeton Klankosova.tv.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *