Aksident tragjik në Shkup, humb jetën çiklisti Arbër Shaqiri

Në një aksident të rëndë ka ndodhur dje pasdite ora 15:48 në Shkup ku një veturë Mazda që drejtohej nga 63 vjeçari R.R ka goditur dy çiklistë, me ç’rast ka hunbur jetën çiklisti Arbër Shaqiri.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga klubi i çiklistëve.

“Me keqardhje ju njoftojmë se sot ka ndodhur një aksident i rëndë në të cilin një veturë ka goditur dy çiklist nga Shkupi, në unazën në Shkup (Radishani) drejtimin nga Tetova.

Në aksidentin ka humbur jetë shoku ynë dhe njëkohësisht anëtari i klubit Phoenix Cycling Team, Arbër Shaqiri”, thuhet në njoftimin e klubit Phoenix Cycling Team.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *