UEJL me 15% rritje të studentëve shënoi 21 vjetorin e themelimit

Në prani të stafit, studentëve, familjarëve, mysafirëve të ftuar, Universiteti i Evropës Juglindore, me një Ceremoni Solemne, sot (18 nëntor 2022), shënoi 21 vjetorin e themelimit. Gjatë kësaj Ceremonia u promovuan edhe studentët e diplomuar të doktoraturës.
Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, në fjalimin e tij solemn, theksoi se UEJL me sukses vazhdon të rrugëtojë si Universitet unik tre-gjuhësor, me nga 40 programe studimore deridiplomike dhe të ciklit të dytë, 2 programe specialistike dhe 12 programe studimore të ciklit të tretë, me gjithsej mbi 4.000 studentë aktiv. “.
“Me ristrukturimin e vazhdueshëm akademik të programeve, ky numër dukshëm do të vazhdojë të rritet edhe në programet krejtësisht të reja, tanimë të dukshme në horizontin e ofertave konform kërkesave të tregut të punës. Në këtë proces të zgjerimit programor, jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e madhe të „thellësisë” akademike në mësimnxënie karshi “gjerësisë” së programeve dhe profileve akademike.”, u shpreh rektori Bexheti. Përveç të arriturave, ai paralajmëroi edhe investime konkrete në infrastrukturë dhe në energjinë e ripërtëritshme.
“Edhe pse, tanimë bota rreth tre vite është në krizë të vazhdueshme, planet tona investuese do të arrijnë kulmin këtë vit me zëvendësimin e gjeneratës së kompjuterëve (rreth 400) dhe përforcimit të rrjetit. Në muajt e parë të vitit 2023, vijojnë investimet ne parkun fotovoltaik me mbi 5000 metër katror kulme të ndërtesave administrative dhe të konvikteve studentore me një kapacitet të instaluar mbi 1 MWh, që i tejkalon për 20% nevojat konsumuese të Kampusit universitar në Tetovë për të kompensuar edhe nevojat e Kampusit në Shkup. Me këtë, jo vetëm që do arrijmë të bëhemi energjetikisht të pavarur, por edhe klimaterisht reduktues absolut të CO2”.
Në këtë drejtim, Rektori Bexheti, theksoi se motivimi dhe mbështetja financiare e stafit akademik për hulumtime, publikime, së bashku me projektet aplikative dhe shkencore, shkon në përmasa relative edhe në mbi 7% të buxhetit vjetor të UEJL-it, ku 3% janë nga Fondi individual për hulumtime dhe publikime në revista dhe pjesëmarrje në konferenca shkencore relevante.
“Ne, do ta vazhdojmë me përkushtim rrugën tonë për standarde cilësie, fleksibilitet karshi tregut dhe respektim të plotë të kërkesave të tij, vlera multikulturore, ndërkombëtarizim e digjitalizim permanent, bashkëpunim ndëruniversitar në vend dhe jashtë, gjithnjë duke u bazuar në parimin e konkurrencës në bashkëpunim”, tha mes tjerash rektori Bexheti, në fjalimin e tij solemn.
Fjalim rasti mbajti edhe kryetari i Bordit të Universitetit, Prof. Dr. Klaus Tochtermann, i cili i përgëzoi të gjithë të punësuarit, të cilëve iu nda mirënjohje për 10 vjetë dhe 20 vjet stazh pune në ktët institucion.
“Sot të gjithë keni arsye të forta për të qenë kaq krenarë për veten tuaj. Dhe gjithashtu familjet tuaja mund të jenë krenare për ju. Besnikëria është e plotë në atë që nuk është thjesht një interes i rastësishëm, por një përkushtim me gjithë zemër për një kauzë. Në këtë sfond, unë jam veçanërisht mirënjohës që besnikëria juaj nuk është vetëm e rastësishme, por që keni një pasion për UEJL. Ky pasion ndihet në të gjitha fushat e UEJL-së dhe tregon se çfarë duhet të jetë një punëdhënës i mirë, siç është UEJL. “, theksoi Prof. Tochtermann.
“Ideja themelore e UEJL-së është që të ofrojë një qasje moderne dhe ndërkombëtare të të mësuarit, dhe vazhdimisht të përshtatet me ndryshimet në qasjen në hulumtime dhe mësimdhënie. Baza për këtë ishte bashkëpunimi unik midis Evropës dhe SHBA-së dhe me këtë rast duhet t’i falënderojmë donatorët tanë për mbështetjen e vazhdueshme.”, tha mes tjerash presidenti Tochtermann.
Gjatë Ceremonisë, Rektori dhe Kryetari i Bordit, në mënyrë simbolike të punësuarve që mbushin 10 vite pune, iu ndanë mirënjohje dhe orë dore, kurse të punësuarve që mbushin 20 vite pune iu ndau medalje argjendi të personalizuara.
Në ceremoninë e shënimit të përvjetorit të 21-të të Universitetit u promovuan edhe doktorantët e diplomuar, gjithsejtë 13, të cilëve, Rektori Bexheti iu ndau diplomat, për të shënuar rrugëtimin e tyre të ardhshëm me vulën e UEJL-së.
Ceremonia u shoqërua edhe nga një program i shkurtër artistik, të përgatitur nga dueti i muzikës klasike Lulesa Pajaziti dhe Labinot Abdurahmani.“Edhe pse, tanimë bota rreth tre vite është në krizë të vazhdueshme, planet tona investuese do të arrijnë kulmin këtë vit me zëvendësimin e gjeneratës së kompjuterëve (rreth 400) dhe përforcimit të rrjetit. Në muajt e parë të vitit 2023, vijojnë investimet ne parkun fotovoltaik me mbi 5000 metër katror kulme të ndërtesave administrative dhe të konvikteve studentore me një kapacitet të instaluar mbi 1 MWh, që i tejkalon për 20% nevojat konsumuese të Kampusit universitar në Tetovë për të kompensuar edhe nevojat e Kampusit në Shkup. Me këtë, jo vetëm që do arrijmë të bëhemi energjetikisht të pavarur, por edhe klimaterisht reduktues absolut të CO2”.
Në këtë drejtim, Rektori Bexheti, theksoi se motivimi dhe mbështetja financiare e stafit akademik për hulumtime, publikime, së bashku me projektet aplikative dhe shkencore, shkon në përmasa relative edhe në mbi 7% të buxhetit vjetor të UEJL-it, ku 3% janë nga Fondi individual për hulumtime dhe publikime në revista dhe pjesëmarrje në konferenca shkencore relevante.
“Ne, do ta vazhdojmë me përkushtim rrugën tonë për standarde cilësie, fleksibilitet karshi tregut dhe respektim të plotë të kërkesave të tij, vlera multikulturore, ndërkombëtarizim e digjitalizim permanent, bashkëpunim ndëruniversitar në vend dhe jashtë, gjithnjë duke u bazuar në parimin e konkurrencës në bashkëpunim”, tha mes tjerash rektori Bexheti, në fjalimin e tij solemn.
Fjalim rasti mbajti edhe kryetari i Bordit të Universitetit, Prof. Dr. Klaus Tochtermann, i cili i përgëzoi të gjithë të punësuarit, të cilëve iu nda mirënjohje për 10 vjetë dhe 20 vjet stazh pune në ktët institucion.
“Sot të gjithë keni arsye të forta për të qenë kaq krenarë për veten tuaj. Dhe gjithashtu familjet tuaja mund të jenë krenare për ju. Besnikëria është e plotë në atë që nuk është thjesht një interes i rastësishëm, por një përkushtim me gjithë zemër për një kauzë. Në këtë sfond, unë jam veçanërisht mirënjohës që besnikëria juaj nuk është vetëm e rastësishme, por që keni një pasion për UEJL. Ky pasion ndihet në të gjitha fushat e UEJL-së dhe tregon se çfarë duhet të jetë një punëdhënës i mirë, siç është UEJL. “, theksoi Prof. Tochtermann.
“Ideja themelore e UEJL-së është që të ofrojë një qasje moderne dhe ndërkombëtare të të mësuarit, dhe vazhdimisht të përshtatet me ndryshimet në qasjen në hulumtime dhe mësimdhënie. Baza për këtë ishte bashkëpunimi unik midis Evropës dhe SHBA-së dhe me këtë rast duhet t’i falënderojmë donatorët tanë për mbështetjen e vazhdueshme.”, tha mes tjerash presidenti Tochtermann.
Gjatë Ceremonisë, Rektori dhe Kryetari i Bordit, në mënyrë simbolike të punësuarve që mbushin 10 vite pune, iu ndanë mirënjohje dhe orë dore, kurse të punësuarve që mbushin 20 vite pune iu ndau medalje argjendi të personalizuara.
Në ceremoninë e shënimit të përvjetorit të 21-të të Universitetit u promovuan edhe doktorantët e diplomuar, gjithsejtë 13, të cilëve, Rektori Bexheti iu ndau diplomat, për të shënuar rrugëtimin e tyre të ardhshëm me vulën e UEJL-së.
Ceremonia u shoqërua edhe nga një program i shkurtër artistik, të përgatitur nga dueti i muzikës klasike Lulesa Pajaziti dhe Labinot Abdurahmani.